Nuk ndalen aksidentet në Tiranë, përplasen nga makinat 60-vjeçari dhe fëmija 8 vjeç
Dy aksidente kanë ndodhur ditën e sotme në Tiranë, në pak minuta distancë.
Një kamion i drejtuar nga një 37-vjeçar në rrugën “Jordan Misja” ka përplasur një 60-vjeçar me biçikletë.
Ndërkohë, te rrethrrotullimi i "Komunës Parisit", një makinë ka përplasur një fëmijë 8 vjeç. I cili ndodhet në spital.
"Rreth orës 13:55, në rrugën “Jordan Misja” mjeti kamion me drejtues E. K., rreth 37 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin G. R., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Rreth orës 14:15 , tek rrethrrotullimi i "Komunës Parisit", mjeti me drejtuese shtetasen S. P., 36 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë me iniciale E. Dh., rreth 8 vjec, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën." - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.


