Turizmi në Shqipëri/ Vathi: Pranverën e humbëm, ndërsa Vera është në pikëpyetje. Pengesë hapja e kufijve
Operatori turistik Besnik Vathi, shprehet se stinën e Pranverës e humbëm duke shtuar se edhe Vera është në pikëpyetje. I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, ne gazetaren Siklajda Shorja, Vathi shprehet se gjatë stinës së Pranverës nuk pati turistë, ndërsa në Verë sipas tij nuk do të ketë shumë turistë, duke qenë se kufijtë janë të mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit.
"Jemi në një periudhë pandemia, ku shifrat janë ulur, vaksinimi po bëhet me rritje të shpejta, por kjo nuk do të thotë se turizmi i fitoi liritë për të filluar, pasi turimi nënkupton vendime të dyanshme dhe jo vetëm e njëanshme. Të huajt kanë pengesa në vendet e tyre për të lëvizur drejt Shqipërisë. Por ne e humbëm Pranverën pa turizëm dhe po fillon sezoni i verës me mungesë turistësh, pa data hapjesh në vendet që gjenerojnë turistë për Shqipërinë. Akoma nuk kanë marrë lejet e fluturimit pjesa më e madhe e operatorëve, pra bëhet fjalë për një pasiguri të plotë për sezonin e Verës.
Ndoshta vetëm sezoni i vjeshtës mund të jetë në situatë normale po Vera do të jetë me pikëpyetje. Në krahasim me vitin e kaluar jemi më keq se sa vjet, sepse në janar dhe deri tani shumica janë pa punë. Nuk është se presim ndonjë lëvizje për verën e këtij viti. Të gjithë faktorët kanë luajtur rol, frika e qytetarëve ishte shumë e madhe. Tani që frika po largohet por faktori pengues është mbyllja e kufijve. Do duhej një diplomaci më e madhe për të promovuar Shqipërinë për të bërë një marrëveshje dy paleshe në vendet ku Shqipëria merr turistë, apo ku shqiptarët shkojnë si turistë."
Më tej ai thotë se turizmi është sektori më i goditur më i goditur nga pandemia dhe sipas tij ndihma që u dha për këtë sektor ishte e papërfillshme. Më tej thekson se pronotimet me vendet jashtë kanë rënë për shkak të masave strikte që kanë marrë këto të fundit për të parandaluar pandeminë e Covid-19.
"Jemi sektori më i dëmtuar dhe që mori ndihma të papërfillshme. Ne vërtetë mund të jemi më të vaksinuar dhe kjo mund të ketë ofekt, por nëse nuk do kemi turistë dhe nëse nuk na vijnë nuk kemi përse përgatitemi. Ne si industri turizmi nuk e shohim si pengesë sjelljen e brendshme, por dogmën shëndetësore që po mbajnë vendet e huaja.
Pronotimet janë në masë shumë të ulët, presim që Greqia të hapë kufijtë me Greqinë. Me Turqi patëm filluan disa pronotime por dy javët fundit pati një izolim total dhe u prenë pronotimet, pasi njerëzit jo vetëm që nuk duan të shkojnë por nuk kanë pse të shkojnë në një vend kur nuk kanë pse të shkojnë."

