“Populli e quan të çmendur’, Braho kërkon në komision vlerësim psikik për Metën

Spartak Braho, ish deputeti i Lëvizjes Sociaslite për Integrim dhe një ndër bashkëpunëtorët e afërt të Ilir Metës,  sot i rreshtuar në krah të PS-së,  ka kërkuar vlerësim psiqik për kreun e shtetit.  Në mbledhjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, ai iu drejtua Edmond Stojkut, duke i marrë një mendim si mjek.

"Të dashur prokurorë dhe gjyqtarë dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës, boll dëgjuat përfaqësuesit e Ndraghetas, nëse jo një pikë gjak të derdhet nesër, por dhe një pikë lot mjerë ju. Nesër duhet të jetë festa e demokracisë. Mos jemi në kushtet e papërgjegjshmërisë së tij," tha Braho.

Ndërsa deputeti Myslym Murrizi, kërkoi që në komision të  thirren për të dhënë vlerësimet  tyre për sjelljen e Presidentit edhe kreu i  shish dhe drejtori i përgjithshëm i policisë.

"Për drejtat dhe tek legalitetet për të cilat unë dhe kolegë të tjerë mund të kenë informacione konkrete," tha Murrizi.

 Komisioni hetimor, miratoi planin e hetimit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.