Në ditën e drejtësisë bilanci i vetingut: 137 shkarkime nga detyra, 158 gjyqtarë e prokurorë u konfirmuan

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë një bilanc të vettingut në drejtësi që nga fillimi i procesit dhe vendimet e para në vitin 2018 e deri në muajin maj të këtij viti.

Në total sipas këtij bilanci janë dhënë 376 vendime për gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmësa ligjorë.

Nga ky total vendimesh, 158 prej tyre janë konfirmime në detyrë; 137 shkarkime nga detyra; 51 ndërprerje procesi, 8 pushime të procesit të rivlerësimit, 20 përfundime procesi pa vendim përfundimtar dhe dy pezullime nga detyra per nje periudhe 1 vjeçare.

 Numri më i madh i shkarkimeve sipas të dhënave periodike të publikuara nga KPK, ka pasur si shkak kriterin e pasurisë së pa deklaruar ose të pa justifikuar me burime të ligjshme.

Një pjesë e mirë e vendimeve të KPK janë ankimuar nga vetë subjektet në KPA ku shumica e konfirmimeve në detyrë janë rrëzuar.