Aksidenti në Korçë- Pogradec: Benzi përplaset me zetorin, në gjendje të rëndë shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2021, 12:51
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se janë përplasur një mjet tip Benz me një mjet bujqësor zetor.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit bujqësor i cili është transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës dhe burime paraprake bëjnë me dije se ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Aksidenti i regjistruar pak minuta më parë në këtë aks ka rënduar edhe trafikun, informon gazetarja e Ora News Iris Rezhda.