Tropojë/ Turi i ditës së Evropës, ambasadorët priten me valle tradicionale të zonës
Në Ditën e Europës autobusi me logot e Bashkimit Europian u Ndal në bashkinë veriore të Tropojës.
Efekte.
Ambasadori delegacionit të BE në vendin tonë, Luigji Soreca, i shoqëruar nga diplomatët e Spanjës, Francës, e Austrisë u pritën me valle tradicionale të zonës.
Efekte.
Gjatë aktivitetit në qendër të Bajram Currit, i dërguari i Bashkimit Europian, dha sinjale pozitive për anëtarësimin e Shqipërisë në Union.

"Por dita e Europës është edhe një ditë ku ne duhet t’i hedhim sytë drejt së ardhmes, me shpresë dhe optimizëm për integrimin e Shqipwrisw në BE, ajo që mund të them është që ky integrim do të ndodhë shumë, shumë shpejtë. Bashkitë kanë një rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt, dhe në fakt pasi të fillojë ky proces, do të jenë bashkitë ato që do të kryejnë 70 %të kësaj pune," tha Soreca.
Duke qenë në një zonë kufitare me disa nga vendet fqinje, Ambasadorja Franceze Elisabeth Barsacq tha se integrimi në BE do të thotë zhdukja e barrierave.
"Edhe unë kam lindur në një zonë kufitare, dhe i di mirë problemet e këtyre zonave, Bashkimi Europian do të thotë eleminimi i këtyre barrierave dhe të bashkohesh në një bashkim të tillë, do të thotë që kufijtë do të jenë joekzistues," tha ambasadorja.
Për tri javë me radhë ambasadorët e vendeve të huaja, do të vizitojnë të gjitha bashkitë e vendit tonë nga Veriu në Jug.
