Durrës, me kokainë në Citroen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2021, 13:17
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. D., 46 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit të automjetit të arrestuarit iu gjetën doza kokaine të cilat u sekuestruan nga policia.
“Shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm, në afërsi të Mbikalimit të Fllakës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Citroen” që drejtohej nga ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.”, informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.