Atentati në Vlorë/ Viktima Bledar Birçaj pronar i bar kafe "The Boss" në Lungomare

Bledar Birçaj, 40 vjeçari i cili u ekzekutua sot në qytetin e Vlorës rezulton të jetë pronari i Bar kafe “The Boss” që ndodhet në zonën “Lungomare” në Vlorë.

 Lokali administrohej nga vetë ai qysh prej vitit 2017.

40 vjeçarit iu bë atentat sot sot pak pas mesditës në zonën e njohur si “Bishti i kalldrëmit” në qytetin e Vlorës.

Në makinë me të ka qenë dhe një person i dytë i cili ka mundur ti shpëtojë plumbave. Deri tani policia ka arritur të gjejë 11 gëzhoja në vendin e ngjarjes.