A do përsëriten zgjedhjet në 9 qarqe? KAS merr në shqyrtim 9 ankimimet e PD dhe të LSI

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë në shqyrtim kërkesat e PD dhe LSI-së për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në 9 qarqe. Por në orët e fundit për përfundimin e afatit të ankimimeve, kandidatja e PD kërkon nga KAS rinumërimin e votave në Tiranës, ndërsa LSI-ja 4 ankimimeve të mëparshme për pavlefshmëri i ka shtuar edhe Vlorën së bashku me Korçën.

Ndryshe nga partia e saj që kërkon shpalljen e pavlefshmërisë dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe, kandidatja e PD Lediana Fratari ka një tjetër këndvështrim për zgjedhjet e 25 prillit nga kryetari Lulzim Basha. Ajo i kërkon Komisionin të Ankimimeve dhe Sanksioneve  rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës, zonë ku synonte të merrte një mandat.

Ndërsa aleati politik, LSI, pas Beratit, Durrësit dhe Gjirokastrës, partia e Monika Kryemadhi synon që Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve të shpallë të pavlefshme rezultatet në qarkun e Korçës dhe Vlorës. Në këto dy zona zgjedhore, LSI me 25 prill nuk ka arritur të marrë mandat deputetit.

Për 15 ankimet e parë, KAS, ka hedhur shortin ndërsa zhvillon edhe seancat paraprake nëse 9 kërkesat e PD, 4 të LSI-së dhe 2 të ABEOK plotësojnë bazën ligjore për të kaluar në seancë shqyrtimit. Por PD ka dorëzuar në KQZ edhe dosje, që sipas tyre përmbajnë prova për shitblerjen e votës dhe veprime të tjera që përbëjnë krim zgjedhor.

Por pavarësisht vendimit që do të marrë KAS, çështja e paligjshmërisë të zgjedhjeve të 25 prillit do të shkojë në Kolegj Zgjedhor, e cila do të thotë edhe fjalën e fundit.

Dokumenta bashkëngjitur