Restaurohet Kisha e “Shën Vlashit” në fshatin Skuraj, të krishterë e myslimanë vullnetarë në objektin e kultit
Pas shumë vitesh Kisha shekullore e "Shën Vlashit" e cila mbart vlera të jashtëzakonshme historike u kthye në identitet.
Kur mendohej se ky objekt ishte harruar nga të gjithë, ishin vetë banorët me iniciativën e famullitarit të Milotit Giovanni Niti të cilët e restauruan atë.
Në ceremoninë e inagurimit të kësaj kishte ishte i pranishëm dhe Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit Impot Giorg Frendo.
"Ka një rëndësi të madhe. Së pari sepse është një kishë e lashtë dhe tregon fitoren e besimit sepse është rrënuar disa herë por është rindërtuar."
"Çdo gjë që bëhet me dashuri edhe pse është e lodhshme por bëhet me dëshirë. Dashuria ndaj Zotit apo dashuria e historisë së këtij vendi."
Restaurimi i kësaj Kishe është pritur mjaft mire nga banoret e zonës të cilët e kishin pritur prej vitesh një ndërhyrje të tillë.
"Ma të gëzuar nuk ka. Ku të jetë gëzim më i madh se sot që ka shkuar çdo gjë në vendin e vetë sepse monizmi nuk na ka lënë ta rregullojmë."
"Gjë më të gëzuar nuk di, sikur të kem rregulluar shtëpinë time."
"Të gëzuar jemi shumë, sepse jemi rregulluar edhe iu lumshin krahët që e kanë rregulluar dhe e shohim rehat."
"Jam shumë besimtare, besoi dhe jam shumë e kënaqur."
Kisha "Shën Vlashit" në Skuraj të Kurbinit ndodhet në mes të një peizazhi piktoresk në malin sipër fshatit dhe synimi është që ky vend të kthehet në atraksion turistik.

