Dita e Drejtësisë/ Kryetarja e KLGJ: Dita e drejtësisë na gjeti me më pak gjyqtarë, por me më shumë kërkesa

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagani, në Ditën Ndërkombëtare të Drejtësisë shprehet, shprehet se kjo ditë e ka zanafillën nga kanuni.

Gjatë aktivitetit të organizuar,  Llagani shprehet se drejtësia nuk u jep të gjithëve atë që u pëlqen pir atë që është më e mirë për të gjithë.

"Kjo është  një ditë e shënuar sot për ne dhe gjithë qytetarët. Kemi shumë ditë festive që pak ua dimë kuptimin. Dita e drejtësisë është një ditë e cila ka jo vetëm kuptim por edhe aktualitet. Një ditë e cila ka zanafillën te kanuni, hartimin e ligjeve kodeve, funksionimin e gjykatave.

Drejtësia nuk u jep të gjithëve atë që u pëlqen por atë që është e mirë për të gjithë, që shoqëria të mbrojë ato marrëdhënie që janë të rëndësishme, si jeta, shëndeti, prona vota për të ecur përpara, për të krijuar stabilitet dhe mirëqenie. Ky koncept e drejtësisë moderne kërkon nga gjithkush të ngrihen mbi interesat individuale, prandaj dhe zonja e drejtësisë është e verbër përballë këtyre  tundimeve."

Më tej ajo thotë se kërkesa për drejtësi, sot është më e lartë se kurrë, teksa ka vënë në pah se mungojnë shumë gjyqtarë dhe prokurorë në institucionet e drejtësisë.

“Kërkesa për drejtësi nga të gjithë aktoret nga të gjithë fushat Sot është me e lart5ë se kurrë, prandaj përgjegjësia jonë është edhe më e latë. Flas për komunitet se i tillë duhet të jetë për të gjithë. Ky komunitet sot duhet të çojë përpara objektiva të përbashkët sepse vetëm kështu kjo reformë është reforma jonë. Kështu edhe ne mund të shohim më qartë se çfarë duhet përmisuar.

Dita e sotme duhet të jetë një ditë sensibilizuese, dhe detyrën për t’I shërbyer drejtësisë Drejtësia është ajo q duhet ta bëjmë përpara se tua kërkojmë të tjerëve. 2021 ishte një vit që na vuri në sfidë, përfshirë edhe sistemin e drejtësisë. KLGJ sapo ka përfunduar dhe analizën  e sistemit të drejtësisë gjatë vitit të kaluara e cila vuri në pah shumë sfida që po përballemi, sfida e kushteve të punës, standarteve të menaxhimit por sfida më e madhe mbetet njeriu I drejtësisë. Sot dita e drejtësisë na gjen me më pak gjyqtarë por me shumë kërkesë për drejtësi. “