"Politika jashtë drejtësisë së re", Yuri Kim: Të mos përkrahen interesat partiake
Kanë kaluar 108 vite nga dita kur Ismail Qemali dekretoi Kanunin e Zhurisë si të parin akt juridik në shtetin e pavarur shqiptar.
Këtë 10 Maj, Dita e Drejtësisë u përkujtua përmes një ceremonie ku të pranishëm ishin diplomatë e drejtues të institucioneve.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, tha se pas punës së madhe e kostos së lartë tani është koha që organet e reja të drejtësisë të dëshmojnë se në to nuk ka vend për njerëz të korruptuar dhe se drejtuesit e tyre nuk do të përkrahin interesa politike.
Yuri Kim: Tani është koha që të tregojmë se dhimbja e reformës drejtësi po jep rezultate, dhe jo peng e aktorëve të caktuar apo politikanëve, por që drejtësia shqiptare mund të japë drejtësi. Në 10 maj 1913 qeveria e Ismail Qemalit dekretoi ligjin e parë për drejtësisë. 108 vite më vonë Shqipëria ka një kuadër ligj ndër më të mira. Ne besojmë se ju mundeni dhe mund të keni sukses. Duke përmbushur mision tuaj në raport me sistemin e drejtësisë, dua që ta dini se SHBA do të jenë në mbështetje dhe krah për krah me ju.
Shqipëria ka ende shumë rrugë për të bërë sa i përket drejtësisë por Ambasadorja premtoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Yuri Kim: Si titullar të institucioneve të drejtësisë keni detyrën që t'i shërbeni popullit shqiptar. Dua t'ju falenderoj ju për punën tuaj të palodhur. Reforma në drejtësi ka ecur para, por ka akoma shumë punë për tu bërë që të përmbushën pritshmëri të e publikut dhe rrugës drejt BE. Ka qenë një rrugë e vështirë, por shpresoj se këto janë bërë me mbështetjen e një miku të fortë.
Për kryeprokurorin Olsian Çela dhe drejtuesin e SPAK Arben Kraja, dita e drejtësisë duhet të shërbejë si moment reflektimi.
Kreu i SPAK u ndal edhe te ankimimi i rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit ku tha se deri më tani janë regjistruar rreth 40 procedime penale nga subjektet politike.




