Raporti për kapjen e shtetit: Shqipëria e para në rajon, problematikë tjetër korrupsioni
Mundësitë e kapjes së shtetit nga grupet e interesit në Shqipëri janë më të mëdha se në çdo vend tjetër të rajonit.
Ky është konkluzioni në të cilin ka arritur studimi i publikuar së fundmi nga Lidershipi për Integritet dhe Zhvillim në Vendet e Europës Juglindore (SELDI).
Raporti ngre shqetësimin se Shqipëria dhe Serbia janë dy vendet ky administratat publike vendosin sanksione në interes të privatit, ndaj e cilëson këtë si nivelin më të lartë dhe përdorimin më të madh të kapjes së shtetit.
Një tjetër problematikë e konstatuar është edhe korrupsioni, për të cilin 72.9% e bizneseve të anketuara pohojnë se është faktori kryesor për ekzistencën e ekonomisë së fshehur.
Sektori politikat antikorrupsion nuk kanë dhënë ndikim cilësohet ndërtimi por një rrezik i shtuar konsiderohen edhe tenderat e zhvilluara nga institucionet.
Sipas studimit prokurimet publike shpesh përdoren si një mënyrë për të transferuar fonde nga buxheti i shtetit në xhepat e kompanive të caktuara private.
SELDI thekson se për këtë qëllim kërkohet përpjekje dhe veprim urgjent në mënyrë që të mos rrezikohet nisja e negociatave.
Raporti sjell në vëmendje edhe rrezikun e kapjes së medias duke ju referuar gazetarisë hulumtuese të cilën e cilëson si të rrallë dhe të rrezikshme pasi gazetarët që e mbulojnë atë shpesh ngacmohen.
