LSI ankimon në KAS rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Durrësit, kërkon rinumërimin e votave

Lëvizja Socialiste për Integrim ankimon në Komisionin Qendror rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Durrësit

"Fletë pa vulë , votim i dyfishte dhe kamera te fikura". Janë këto provat mbi të cilat Levizja Socialiste për Integrim shpall pavlefshmërinë e rezultatit në qarkun e Durrësit ku kërkon rinumërim. Deri tani kjo parti synon hapjen e kutive në 3 qarqe,  përfshi Beratin dhe Gjirokastren. 

Shtohen qarqet në të cilat LSI shpall pavlefshmerinë e zgjedhjeve dhe kërkon hapjen e kutive.

Pas Beratit e Gjirokastrës, partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi ka ankimuar në KQZ rezultatin për Durrësin. Në shkrese kërkohet rinumërim dhe rivlerësimi i votave në të gjitha ZAZ-të. Në këtë qark thuhet se janë gjetur fletë votimi pa vula, janë zbuluar tentativa për votim të dyfishtë, e se nuk janë filmuar qendra e votimit sipas kodit zgjedhor.

Të gjitha keto shkelje të renditura në shkresen ankimore, sipas LSI së përbejnë indicie dhe provë të qartë se janë futur fletë votimi nga jashtë qendrave te votimit, të cilat kanë qarkulluar dhe janë plotësuar nga subjekti politik, si garanci që votuesit e intimiduar, ndikuar apo blerë që të mos mashtronin.

“Nga informacioni i vënë në dispozicion rezultoi se në disa QV u gjendën në kutinë  e fletëve të votimit fletë pa vula, fakt i cili përveç se bie në kundërshtim me parashikimet e Kodit Zgjedhor dhe Akteve Normative të miratuara nga Komisioni Rregullator, përbën indicie dhe provë të qartë dhe na bën të besojmë se janë futur fletë votimi nga jashtë QV-ve, të cilat kanë qarkulluar dhe janë plotësuar nga subjekti politik si garanci që votuesit e intimiduar, ndikuar apo blerë që të mos mashtronin.

Në çdo ZAZ janë konstatuar tentativa për votim të dyfishtë nga i njëjti zëdhënës. Është konstatuar mungesa e filmimit me kamera në Qendrën e votimit 1257. Ky fakt bie në kundërshtim të plotë. Është konstatuar mungesë e filmimit me kamera në Qendrën e Votimit 1257. Ky fakt bie në kundërshtim të plotë me Vendimin e Komisionit Rregullator nr.11 datë 25.03.2021 dhe Vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për përdorimin e kameras në Qendrën e Votimit,” thuhet në kërkesën e LSI.

Me herët LSI paraqiti dosjen me denoncime pranë komisionit të ankimeve zgjedhore. Përfaqësuesi i kesaj partie u shpreh se në Berat janë konstatuar probleme që sjellin pavlefshmërinë e votimeve

"Kemi bërë një tabelë përmbledhëse ku rezulton se ka parregullsi të shumta të kualifikimit të votës. Vota nuk është adresuar aty ku ka qenë vullneti i qytetarëve, por është adesuar tek një subjekt politik. Presim që KAS të shprehet mbi dy objektet e kërkesave ankimore që kemi depozituar për Beratin. I pari është për pavlefshmërinë e votave dhe rinumërimin e tyre."

Me provat e siguruara LSI  thotë se arrin të marrë mandatin edhe në këtë qark.

Dokumenta bashkëngjitur