Reforma në Drejtësi/ Banushi: Solli pasoja te qytetarët, Gjykatat e Apelit në kolaps
Gazetarja Keti Banushi, ka komentuar Reformën në Drejtësi, një ditë para Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
E ftuar në edicionin e lajmeve të RTV ORA me gazetaren Besmira Pelushaj, Banushi shprehet se reforma ka sjellë pasoja tek qytetarët, pasi sipas saj po shtyhen shumë çështje duke qenë se shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë larguar nga drejtësia.
"Jemi në fazat e implementimit dhe nuk ka përfunduar ende. Nuk mund të flasë për rezultatet pasi kjo reformë ka pasojat e saja të cilat janë konstatuar pikësëpari me boshatisjen e gjykatave, kishim për disa kohë Gjykatën e Kushtetuese Gjykatën e lart, jashtë funksionit, aktualisht kemi Gjykatat e Shkallës parë,të cilat kanë mbetur pa gjyqtarë, dhe kjo si pasojë e Vettingut, i cili çdo ditë po heq ng drejtësia shumë prokurorë dhe gjyqtarë. Ka gjyqtarë të cilët opusin me vite dosje të cilat nuk mund të shqyrtohen për një afat kohor shumë ta gjatë.
Në vetvete Reforma është e mirë po pasojat e saj po duken tek qytetarët. Kemi një reformë që duhej bërë, por nuk u menduan pasojat. Kemi Gjykatën Kushtetuese që i mungojnë 3 gjyqtarë, kemi gjykatën e lartë që i mungojnë 12 gjyqtarë, kemi Prokurori dhe Gjykata pa gjyqtarë dhe prokurorë. Duhen të paktë 10 vite të plotëson Gjyqtarët dhe prokurorët që po largohen nga Reforma në Drejtësi. Është i vështirë që krijimi i një juristi në rolin e Gjyqtarit apo prokurorit. Që të bëhet një jurist duhet të kaloj të paktën një dhjetëvjeçar. Edhe Gjykatat e Apelit që po kalojnë në kolaps.
Në lidhje me krimet zgjedhore, Banushi shprehet se SPAK po heton 33 kallëzime ndërkohë 125 të tjera po hetohen nga prokuroritë e rretheve.
"SPAK, ka një pjesë të rimeve zgjedhore që e heton por janë edhe prokurori të tjera, nga raportet janë 33 kallëzime që po hetohen nga SPAK dhe 125 që po hetohen na Prokuroritë e rretheve. Aktualisht në SPAK, janë faktet dhe provat ato që do vendosin para drejtësisë personat përgjegjës. Ka kallëzime me video për krimet zgjedhore. Janë duke u parë të gjitha çështjet."
Në lidhje me vjedhjen e të dhënave të 910 mijë qytetarëve, gazetarja thekson se SPAK dështoi në hetimin e çështjes, pasi nuk mundi të merrte provat kryesore.
"SPAK, dështoi në hetimet në lidhje me vjedhjen e të dhënave, pasi nuk mundi të sekuestronte provën kryesore. Kjo vepër penale ndoshta do pushohet pasi nuk është prova kryesore. Nuk e shikoj me zgjidhje hetimin e këtij procedimi.
Sakaq ka folur edhe për kërkesën e familjarëve të viktimave nga shpërthimi në Gërdec për hetim ndaj deputetit Fatmir Mediu. Banushi thotë se është një çështje që mund t’i ketë kaluar afati dhe se nuk dihet nëse do merret me përparësi nga Gjykata e Lartë.
“Kjo është një çështje që ka zgjatur 2 vite, Mediu në atë kohë është pezulluar për shkak të mandatit. Ka juristë që mendojnë se i ka kaluar afati, pra Gjykata e lartë mund të marri një vendim të pushimit, është një afat 13 –vjeçar. Por ka edhe jurist të tjerë që mendojnë se nuk ka afat. Por e gjitha është në dorë të Gjykatës së Lartë, por nuk dihet nëse kjo çështje do të merren me përparësi. “



