Tre aksidente brenda 10 minutave, plagosen tre persona

Tre aksidente kanë ndodhur brenda pak minutave ditën e sotme.

Policia bën me dije se, në rrugën “Gjin Bue Shpata” mjeti me drejtues I. S., ka përplasur biçiklistin shtetasin V. Sh., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu bëhet e ditur se në Qafë Kashar mjeti me drejtues E. N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. J., 55 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 Një tjetër aksident është regjistruar në rrugën “Ndre Mjeda”, mjeti me drejtues shtetasin  S. M., 40 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe  është përplasur me pemën. Ai aktualisht ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.