Bien shifrat/ 1 viktimë, 57 të infektuar dhe 963 të shëruar në 24 orët e fundit

Një viktimë dhe 57 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga Covid-19, ndërkohë që janë shëruar 963 të tjerë.

Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë më 14 raste duke vijuar me 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Memaliaj, Gramsh, nga 2 raste në Vorë, Pogradec, Mallakastër, Fier, Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Pustec, Dropull.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetarë 64 vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me covid19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Statistika (09 Maj 2021)

Raste të reja ditore         57

Të shëruar në 24 orë      963

Të shtruar në spitale      107

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                1,952

Testime totale             658,828

Raste pozitive             131,723

Raste të shëruara         117,089

Raste Aktive                 12,222

Humbje jete                  2,412

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   10244

Shkodër    341

Fier        294

Korçë    234

Gjirokastër     245

Durrës  199

Vlorë    189

Elbasan    134

Lezhë   101

Berat    91

Dibër     85

Kukës     65