Pas zgjedhjeve harrohet ura e Darzezës, punimet në vendnumëro
Gjendja në të cilën ndodhet ura automobilistike e Darzezës është kthyer në një rrezik serioz për qytetarët që e përdorin atë.
Ajo u shemb gjatë përmbytjeve të 4 viteve më dhe ndërhyrja e vetme ishte ajo e ushtrisë në vitin 2017, e cila ndërtoi ndërtoi një urë provizore.
Një premtim i bërë nga kryetari i Bashkisë Fier do ta bëntë këtë urë me standardet e duhura dhe me dy kalime.
Por punimet e nisura pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit tashmë janë ndërperë.
"Nga dita e votimeve dhe këtej nuk kanë bërë punë fare."
Firma që ka marrë përsipër punimet ka bërë vetëm spostimin e urës dhe gjithçka që ka mbetur tashmë aty janë këto tabela dhe mjetet e rënda.
Banorët pohojnë se përveçse një rrezik, ura është një domosdoshmëri me afrimin e sezonit turistik.
"Shpresojmë ta bëjnë sa më shpejt".
"Është shumë e domosdoshme për plazhin."
Banorët e Darëzezës ecin me shpresën se kjo urë do të përfundojë para nisjes së szonit turistik, dhe të mos mbetet nje premtim elektoral.
Ura automibilistike e Darëzezës do të kushtojë 32.9 milionë lekë dhe autoriteti kontraktor i saj është Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Sipas tabelës informuese, punimet kanë nisur në muajin prill dhe pritet të përfundojnë në korrik, edhe pse që në 25 prill banorët nuk kanë parë më asnjë punëtor.
"Siç është nisur kjo nuk e besoj të bitiset."



