Tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e thikës para 34-vjeçares, arrestohet autori në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2021, 16:05
Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Sarandë, pasi ky i fundit nën kërcënimin e thikës ka tentuar t’i vjedh para 34-vjeçares.
Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Jorgo Kumaraku, 44 vjeç, banues në Livadhja, pasi ka tentuar që t’i vjedh para shtetases A. N.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale "Vjedhje me dhunë", mbetur në tentativë.
