Liqeni i Tiranës plot fundjavave, të gjitha moshat aktivitet fizik
Shume qytetarë të Tiranës, kanë vendosur të kalojnë fundjavën në kodrat e liqenit artificial. Qytetarët thonë se kjo hapësirë e cila përdoret edhe për kryerjen e aktiviteteve te ndryshme fizike për të gjitha grupëmoshat është destinacioni i preferuar i tyre.
E diela i ka shtuar daljet dhe shëtitjet në liqenin e Tiranës.
Nën rrezet e diellit dhe të shoqëruar nga miq dhe familjarë të shumtë, qytetarët shprehen se kjo është një mënyrë e mire për të kaluar fundjavën.
“Dalim shëtisim. Vijmë çdo të diel, është një ambient i bukur. Pas një lodhje pune gjatë gjithë javës, natyra e liqenit është shumë relaksuese”.
Liqeni Artificial i Tiranës është një nga destionacionet e preferuara kryesisht fndjavave. Qytetarët e përdorin këtë hapësirë edhe për aktivitete fizike.”
“Për mua është shumë e rëndësishme aktiviteti fizik, dal shpesh dhe eci bëj vrap. Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm, na largon na duhani, alkooli etj."
Sipas Organizatës Botërore të shëndetësisë aktiviteti fizik është i domosdoshëm të paktën 5 ditë të javës, për minimalisht 30 minuta.


