Nis plazhi, Vlora e vonuar për të garantuar pastërtinë
Në prag të sezonit turistik pushuesit e huaj kanë nisur, të pronotojnë vendet ku do të kalojnë pushimet në vendin tonë.
Në Sarandë operatorët turistikë, kanë shpresa se pas një viti aspak të lehtë për shkak të pandemisë së koronavirusit, kjo verë do të sjellë pushues të huaj atje.
"Kanë filluar prenotimet, pjesa më e madhe e rezervimeve janë për muajt korrik dhe gusht."
Madje në jug të vendit kanë zbarkuar edhe turistët e parë amerikanë.
Shëngjini është një tjetër destinacion i preferuar i turistëve, kryesisht nga Kosova të cilët këtë fundjavë kanë zgjedhur që ta kalojnë aty.
Autoritetet lokale thonë se brenda pak ditësh gjithçka do të jetë gati që sezoni të nisë normalisht.
Por teksa turistët kanë nisur duke ardhur në Shqipëri, Plazhi i Vjetër është në gjendje aspak mikpritëse.
Papastëritë dhe mungesa e pastrimit nga Bashkia, ka bërë që ndotja të jetë mjaft e lartë dhe pushuesit të ndihen të shqetësuar.
"Do pastruar, duhet të vijë kryetari i bashkisë ti fusë një plug, pastrim. Taksat i merr. Të dërgojë 5 punëtorë këtu të pastrojnë."
"Kanali i ujërave të zeza, ka më keq? Tani është sezoni që vijnë dhe turistët."
Plazhi i Vjetër në Vlorë dikur ka qenë një ndër zonat më të vizituara, por mungesa e investimeve atje bën që vetëm vendasit ta frekuentojnë atë vitet e fundi.



