Ora News hap konkurs për redaktor të rrjeteve sociale
Ora News hap konkurs për redaktor të rrjeteve sociale
Redaktori i mediave sociale është përgjegjës për koordinimin, redaktimin dhe menaxhimin e mediave sociale të RTV Ora dhe Ora News si dhe për angazhimin e audiencave dhe arritjen e audiencave të reja në këto platforma
Redaktori luan rol kryesor në mediat e reja dhe iniciativat digjitale, si dhe identifikon përmbajtjen për promovim të gjerë.
Përgjegjësitë e redaktorit
- Kujdeset për llogaritë e Ora News dhe RTV Ora në Facebook, YouTube dhe Instagram.
-Eksploron mundësi të reja për përdorimin e platformave të tjera, si dhe për arritjen tek audienca të reja.
-Poston përmbajtjen e RTV Ora dhe Ora News në mediat sociale dhe sigurohet që e gjithë përmbajtja të jetë e favorshme për motorin e kërkimeve Google.
-Prodhon përmbajtje të veçantë për mediet sociale.
-Reklamon përmbajtje në mediat sociale, shënjestron audienca, përcjell performancën.
-Planifikon dhe krijon anketa, kuize ose forma të tjera të ndërveprimit me audiencën në mediat sociale.
-Përgjigjet/përcjell mesazhet e dërguara në mediat sociale, moderon diskutimet në postime dhe siguron një mjedis tolerant dhe pa gjuhë të urrejtjes.
-Përdor shkathtësitë gazetareske për të gjetur materiale që mund të shpërndahen dhe që i përmbushin standardet e Ora News e RTV Ora
-Hulumton lajme në internet dhe merr pjesë në zhvillimin e lajmeve.
-E mban redaksinë e Ora Neës të informuar gjatë gjithë ditës për temat aktuale dhe materialet që ia vlejnë të eksplorohen si dhe harton raporte
-Kryen detyra të tjera që lidhen me të sipërshënuarat.
Kualifimi i duhur
-Preferohet diplomë Bachelor në gazetari, ose fushë të lidhura me të
-Preferohet të ketë përvojë pune në gazetarinë digjitale dhe mediat sociale
-Të dijë të përdorë Photoshop dhe Adobe Premier. Nëse di programe të tjera është positive.
-Të ketë gjykim për lajmin dhe ngjarjen
-Të ketë aftësi për të demostruar lajmin në mënyrën më të mirë të përmbajtjes së saj dhe të shpërndarjes së saj.
-Të ketë aftësi për të caktuar përparësitë dhe të punojë me afate.
-Të dijë mirë gjuhën angleze, një gjuhë e dytë është pozitive.
Ku mund të kontaktoj
Dërgoni email në: [email protected]
Ose shkruani ne inbox e facebook të adresave tona zyrtare në rrjetet sociale, instagram, facebook.