E reja "fluturon" me makinë nga ura në Berat, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2021, 15:58
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vertop të Beratit.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se makina tip ‘Audi A4’ e cila drejtohej nga 28-vjeçarja ka rënë nga Ura e Vertopit në lumë.
Mësohet se e reja e cila është identifikuar si Anxhela Ibra është plagosur rëndë dhe është nisur për në Spitalin e Traumës Tiranë, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Berat - Poliçan, në vëndin e quajtur Ura Vërtopit, një mjet ka dalë nga rruga me drejtuese shtetasen A.I, 28 vjeçe, banuese në Poliçan.
Tragjike! Motra dyshohet se mbyti motrën me jastëk
9 Maj, 15:25
Për pasojë drejtuesja e mjetit ka pësuar dëmtime dhe po transportohet për në Spitalin e Traumës Tiranë, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

