Fundjava rikthen trafikun në Vlorë, rrëshqitja e dherave bllokon makinat që kthehen nga bregdeti

Fundjave ka rikthyer trafikun në Vlorë. Siç shihet në videot e siguruara nga Ora News, rrugët e qytetit  janë mbushur plot me makina të cilat janë nisur drejt bregdetit.

Ndërkohë, mësohet se pjesa më problematike mbetet zona nga Uji Ftohtë në Orikum, më saktësisht tek pjesa e Zhironit ku ka rënë rruga si rrjedhojë e rrëshqitjes së dherave dhe është bllokuar i gjithë trafiku i atyre që kthehen nga vendet si Radhima, Orikumi, Dhërmia, Himara.