Shqiptari kapet me 4 milion euro drogë në Itali, gomonja ishte nisur nga Shqipëria

Shqiptari kapet me 4 milion euro drogë në Itali, gomonja ishte nisur

Një shqiptar është arrestuar në Italin me 6 maj pasi është kapur me 400 kilogramë lëndë narkotike, ngarkesë e cila kap vlerën e 4 milion euro.

Mediat italiane, bëjnë me dije se Guardia di Finanza e Tarantos, kanë arrestuar shqiptarin në anijen e cila ishte plot më drogë, disa milje nga bregu në jug të Brindizit.

Anija e përdorur për trafikim ilegal, u sekuestrua, ndërsa shqiptari është arrestuar me akuzën e trafikimit të drogës.

Mësohet se gomonia vinte nga Shqipëria, ndërkohë identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur.