Aksident në Tiranë, mjeti përplas 10-vjeçarin, i mituri dërgohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2021, 18:45
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë, ku si pasojë është lënduar i mituri në moshën 10-vjeçare.
Policia bën me dije se mjeti me drejtues J. S., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.B., 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



