Apel për një karrocë dhe stomatolog, 19-vjeçarja e paralizuar dergjet në shtrat e sëmurë

Anisa Kurti është 19 vjeç dhe prej vitesh jeton në këtë gjendje. Ajo dergjet në shtrat dhe herë në një karrocë të prishur dhe pa ndihmën e nënës nuk mund të bëjë asgjë.

E ëma tregon se shpreson te njerëzit që ta ndihmojnë me një karrocë me të cilën mund të shëtisë të bijën.

"Karroca është e prishur, nuk dal dot në rrugë me të."

37-vjeçarja thotë se shëndeti i vajzës sa vjen dhe përkeqësohet. Dhëmbët i kanë degraduar dhe asnjë stomatolog nuk i merr përsipër mjekimin.

"Gjithë natën nuk ka gjumë, dua një doktor që ta marrë përsipër."

Paraliza, shëndeti jo i mirë mendor dhe agonia e përditshme në shtrat e bëjnë Anisën të shfaqë shenja agresiviteti. Qetësinë e gjen vetëm te muzika.

Apel për një karrocë dhe stomatolog, 19-vjeçarja e

Apeli i nënës së saj shkon për të gjitha strukturat shtetërore dhe për gjithësecilin që ka mundësi për ta ndihmuar.

"Për 200 mijë lekë. A të paguaj drita, të marr ilaçe, të ushqej fëmijën, ti marr pampersa? Vetë pa punë, burri pa punë. Janë punët e Zotit, kush të ketë dëshirë një mbështetje për këtë fëmijë."