Atalanta nuk gabon drejt Championsit, Cagliari dhe Torino drejt shpëtimit
Atalanta i përgjigjet menjëherë fitores së thellë të Napolit me 5 gola ndaj Parmës e cila zyrtarisht është në Serinë B. Për zikaltërit duheshin me çdo kusht 3 pikë për të mos humbur trenin që të çon në Champions League dhe kështu ndodhi në “Tardini” ku fitorja për skuadrën e Gasperinit ishte e padiskutueshme, 5-2 ndaj Parmës.
Fillimisht ishte Malinovski në pjesën e parë që shënoi për avantazhin e zikaltërve ndërsa fraksioni i dytë ishte festival golash. Pessina dhe Muriel vulosën në 3-0 ndeshjen por Parma shënoi me Brunettan dhe sërish Muriel iu përgjigj me golin e 4-1. Në fund kishte hapësirë edhe për dy gola të tjerë, një për vendasit Sohm dhe në Miranchuk në 92 për rezultatin përfundimtar, 5-2. Ky sukses i garanton Atalantës vendin e dytë duke parë edhe duelin direkt të mbrëmjes mes Juventusit dhe Milanit.
Në sfidat e tjera, Cagliari fitoi duelin direkt të mbijetesës ndaj Beneventos me rezultatin 3-1 duke e shtyrë ekipin e Inzaghit drejt Serisë B teksa Torino barazoi 1-1 me Veronën në transfertë, edhe ky rezultat që ekipin granata e mban ende në Serinë A kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje të tjera.
