Shpërthen vullkani në Indonezi, evakuohen banorët
Vullkani Sinabung në ishullin Sumatra në Indonezi ka shpërthyer sërish. Mediat e huaja bëjnë me dije se vullkani ka lëshuar sasi të mëdha hiri, ku si pasojë u ndot ajri de u rrezikua jeta e qindra njerëzve në qytetin e afërt të Karo.
Vullkani në provincën Sumatra Veriore filloi të nxirrte hirin në 9 të mëngjesit dhe shpërthimi zgjati gati gjashtë minuta.
Shpërthimi filloi pasi 15 shpërthime në brendësi të vullkanit u regjistruan në shtatë ditët e fundit.
Armen Putra nga Observatori i Vullkaneve tha se ekzistonte rreziku i daljes së lavës së ndezur nga vullkani dhe se njerëzit ishin urdhëruar të lëviznin të paktën pesë kilometra larg vullkanit dhe të ndiqnin paralajmërimet pasuese të institucioneve kompetente.
Sinabung është 2.600 metra i lartë. Pas 400 vitesh qetësi, ajo u aktivizua për herë të parë në verën e vitit 2010, dhe gjatë shpërthimeve në 2014 dhe 2016, 23 persona humbën jetën.

