Murrizi: Deputetë të PS-së e PD-së marrin tendera nga Veliaj, i ndajnë paratë bashkë
I ftuar në RTV Ora, deputeti Myslim Murrizi u shpreh se fakti që sheh se kandidatë të PD-së marrin tendera te Erion Veliaj dhe fakti që shoh te PS marrin para disa milionë euro, kjo tregon që ndajnë para bashkë.
Murrizi tha se Parlamenti gjykohet nga votuesi dhe nëse do të kemi edhe vota të drejta e vota nga emigrantët kandidatët që do marrim më shumë vota do të futen në Kuvend.
Murrizi: Fakti që shoh se kandidatë të PD-së marrin tendera te Erion Veliaj dhe fakti që shoh te PS marrin para disa milionë euro, kjo tregon që ndajnë para bashkë. Kur kjo ndodh janë bashkë atëherë, pjesa tjetër është shashkë. Ata që kanë rikandiduar kanë marrë më shumë vota se kjo elita intelektuale. Të gjithë të etiketuar të ndërsjelltë, kanë marrë më shumë vota se pjesa tjetër. Ata që janë anatemuar nga të dyja kampet janë elitë. Këta persona kanë marrë më shumë vota. Parlamenti gjykohet nga votuesi dhe nëse do të kemi edhe vota të drejta e vota nga emigrantët do ta kalojën klasën.
Murrizi shtoi se Meta është një president njëpartiak dhe se kjo është një luftë formale, sepse sipas tij kjo vjen nga ata që në 1 prill hëngrën karkaleca bashkë.
Murrizi: Pse e firmosi Meta Kodin Zgjedhor të Damian Gjiknurit? Meta vetë ka qenë në grevë urie për Kodin Zgjedhor. Tashmë presidenti nuk ka më atë pushtet se nuk zgjidhet me 2/3 e kuvendit që duhet konsensus. Tashmë zgjidhet si kryeplak si me 71 vota. PD nuk e ka votuar Metën se ne kemi qenë ne çadër. Madje shpresohej që Meta të zbriste nga andej dhe të rrëzohej Rama, por Meta nuk zbriti, hipi në presidencë. Meta është një president njëpartiak. Kjo është një luftë formale, se këta nga 1 prilli kanë ardhur ky hëngrën karkaleca, se kjo punë është me t'ia futur njëri-tjetrit dhe të gjithë ia fusin shqiptarëve.



