Kapet në lum peshku "përbindësh" në Detroit, mund të jetë mbi 100 vjeç

Shkencëtarët pësuan një tronditje dhe habi kur gjetën një "përbindësh lumi" të jetës reale - një peshk gjigant që besohet të jetë më shumë se 100 vjeç.

Stafi nga Zyra e Ruajtjes së Peshqëve dhe Kafshëve të Egra të Alpena kapën peshkun, femër e liqenit me peshë rreth 110 kg në lumin Detroit në Prill.

Ekspertët mendojnë se peshku është një nga më të mëdhenj të liqenit të regjistruar ndonjëherë në SHBA dhe bazuar në madhësinë e krijesës, ata thanë se supozohet të jetë femër dhe më shumë se 100 vjeç.

"Pra, ajo ka të ngjarë të ketë dalë në lumin e Detroit rreth vitit 1920 kur Detroit u bë qyteti i 4-të më i madh në Amerikë," tha Zyra e Ruajtjes së Peshqve dhe Kafshëve të Egra të Alpena në Facebook.

Krijesat me lëvizje të ngadaltë, të cilat preferojnë habitatet e rërës ose zhavorrit në fund të liqeneve ose shtretërve të lumenjve, udhëtojnë nëpër lumenj gjatë sezonit të vezëve.

Mashkulli i kësaj specie ka një jetëgjatësi prej 50 deri në 60 vjet, por një femër mund të jetojë deri në 150 vjet.