ShBA: Në dorë të Iranit se sa përparim do të bëjmë
Këtë javë pritet të mbahet takimi i katërt në Vjenë mes Fuqive të mëdha botërore dhe Iranit sa i përket marrëveshjes bërthamore. Amerikanët kanë sinjalizuar se është në dorë të Iranit përparimi për marrëveshjen.
Zëri i Amerikës citon një zyrtar amerikan të Departamentit të Shtetit teksa thotë se se suksesi ose dështimi tani varet nga Irani për t'u kthyer në përputhje me marrëveshjen e mëparshme.
Zyrtari foli në kushte anonimiteti për pozicionin amerikan. Më herët ka qenë Sekretari i Shtetit Antony Blinken që tha se "Ajo që ne nuk e dimë është nëse Irani është në të vërtetë i përgatitur të marrë vendimet e nevojshme për t'u kthyer në përputhje të plotë me marrëveshjen bërthamore," tha Blinken në një intervistë. "Ata fatkeqësisht kanë vijuar të ndërmarrin hapa të rrezikshëm të programit të tyre bërthamor." Ishte deklarata e sekretarit amerikan.
Irani kërkon heqjen e plotë e të gjitha sanksioneve që ka vendorur administrate Trump. Zyrtarët iranianë kanë thënë javët e fundit se SHBA kanë ofruar lehtësime të konsiderueshme, por jo të mjaftueshme, ndërsa nuk kanë përshkruar saktësisht se çfarë do të bënin ata në këmbim.
Zyrtari i lartë i administratës amerikane tha se ShBA është e gatshme të kthehen në kushtet e qarta të marrëveshjes bërthamore të negociuara nga administrata Obama, por vetëm nëse Irani do të bëjë të njëjtën gjë.
Nuk dihet nëse raundi i katërt do të prodhojë përparim, por amerikanët thonë se është e mundur.

