Franca vendos karantinë të detyrueshme për shtatë vende të tjera, përfshirë edhe Turqinë

Franca ka vendosur karantinë për udhëtarët e 7 vendeve përfshirë edhe Turqinë.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se udhëtarët e Bangladeshit, Sri Lanka-n, Pakistanin, Nepalin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, do të duhen të futen në karantinë të detyrueshme për 10 ditë.

 “Masa do të hyjë në fuqi të shtunën në mesnatë, pas botimit të shtunën në mëngjes të dekretit në lidhje me të”, tha i njëjti burim.

Tani për tani, pesë vende i janë nënshtruar karantinës që nga 24 prilli: Brazili, India, Kili, Afrika e Jugut dhe Argjentina.

Udhëtarët nga këto vende duhet të paraqesin një test negativ PCR pas mbërritjes, të kryer jo më shumë se 36 orë më parë.

Çdo shkelës i masës dënohet me gjobë prej 1 000 deri në 1 500 euro, në rast të një vepre të përsëritur. Këto masa vijnë pasi India po përballet me një numër të lartë të infeksioneve.