Përleshje të dhunshme mes palestinezëve dhe policisë izraelite, plagosen 17 persona

Katërmbëdhjetë palestinezë dhe tre policë izraelitë u plagosën këtë të premte në përleshjet në Sheshin Temen , qyteti i Vjetër i Jeruzalemit, midis përshkallëzimit të tensioneve në qytet.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ata janë plagosur në demostrat që po zhvillohen prej një jave në rrethin Sheikh Jara për të protestuar dëbimin e mundshëm të familjeve palestineze në favor të kolonëve izraelitë.


SHBA një aleat i Izraelit, kanë bërë thirrje për “përshkallëzim” të tensioneve në Jeruzalem, duke kërkuar që “të shmangen” “dëbimet” e palestinezëve.

Në Sheshin e Xhamisë, myslimanët e devotshëm u përplasën me policinë izraelite. Katërmbëdhjetë palestinezë u plagosën, shumica e tyre në kokë dhe sy, nga plumbat plastikë.