Mbetjet e raketës kineze mund të rrëzohen në Tokë këtë fundjavë

Mbeturinat e një raketë kineze pritet të bien në Tokë gjatë një rënie të pakontrolluar këtë fundjavë.

Nuk është e qartë se ku dhe kur saktësisht pjesët e raketës do të rrëzohen në sipërfaqen e Tokës.

Raketa e "Long March 5B" u lëshua në fund të prillit për të transportuar në orbitë modulin e parë të stacionit të ardhshëm hapësinor të Kinës.

Trupi i raketës aktualisht po rrethon Tokën, gati për të hyrë në atmosferën e ulët.

Të shtunën SHBA thanë se po mbikqyrnin rrugën e objektit.

"Ne shpresojmë se do të zbresë në një vend ku nuk do të dëmtojë askënd," tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin.

"Shpresojmë në oqean, ose diku ku nuk do të shkaktojë dëme."

Ai gjithashtu kritikoi indirekt Kinën, duke thënë se ishte e nevojshme të "siguroheshim që t'i merrnim në konsideratë ato lloj gjërash ndërsa planifijonë dhe kryejnë operacione".



Media shtetërore kineze ka hedhur dyshime se raketa mund të rrëzohet në tokë të banuar, duke sugjeruar se ajo do të bjerë diku në ujërat ndërkombëtare.

Global Times citoi ekspertin e hapësirës ajrore, Song Zhongping i cili shtoi se rrjeti i monitorimit të hapësirës së Kinës do të mbante një vëzhgim të ngushtë dhe do të merrte masat e nevojshme nëse do të ndodhte dëmtimi.

Çfarë do të ndodhë me raketën?

Raketa aktualisht është në një orbitë të ulët, që do të thotë se po lëviz rreth Tokës, por ende po lëviz gradualisht.

"Zvarritja do të ngadalësojë objektin duke shkaktuar humbje të lartësisë, duke e sjellë atë në një atmosferë më të dendur, e cila nga ana tjetër shkakton më shumë tërheqje dhe humbje të mëtejshme të shpejtësisë dhe lartësisë", tha Jason Herrin i Observatorit të Tokës Singapor për BBC.

"Sapo të fillojë ky proces, objekti do të fillojë një udhëtim të pakthyeshëm në Tokë", shpjegon ai.

Raketa pritet të digjet kryesisht ndërsa atmosfera bëhet gjithnjë e më e dendur në rreth 60 km lartësi nga sipërfaqja. Pjesët që nuk do digjen plotësisht do të bien në Tokë.

Nëse e gjithë kjo ndodh e pakontrolluar, vendi ku digjet raketa dhe ku do të bien mbeturinat nuk mund të kontrollohet dhe as të parashikohet me saktësi.

Agjencia hapësinore e Kinës nuk ka bërë asnjë koment nëse raketa po kontrollohet, ose nëse ajo do të bëjë një zbritje të pakontrolluar, thonë raportet.