Pandemia ndan familjen/ 5 vjeçarja nuk takon prindërit prej 1 viti e gjysmë

Një vajzë pesë-vjeçare ka mbetur në në Indi ndërsa prindërit e saj janë në Australi. Mediat e huaja, bëjnë me dije se ata nuk e kanë takuar njëri-tjetri që prej një viti e gjysmë për shkak të kufizimeve të rrepta të të Covid-19.

Johannah e vogël nuk i ka parë prindërit e saj Drisya dhe Dilin që nga nëntori i vitit 2019 dhe nuk dihet se kur do të takohet sërish me ta.

Vajza është një nga të paktën 173 fëmijë që janë kanë mbetur në Indi dhe po përpiqen të kthehen në Australi.

Johannah ishte duke qëndruar me gjyshërit e saj kur ra pandemia dhe nuk mund të kthehej në shtëpi tek prindërit e saj për shkak të mbylljes së kufijve.

Drisya dhe Dilin u përpoqën ta marrin atë në fluturime të organizuara nga qeveria, por nuk kanë qenë në gjendje ta sjellin atë sepse fëmijët më të vegjël se 17 vjeç nuk lejohen të udhëtojnë vetëm në udhëtimet e riatdhesimit.

Babai zemërthyer i tha Komitetit: Ne nuk e kemi parë vajzën tonë të rritet. Kur gjyshja e saj thotë se ajo është rritur, unë ndjehem i trishtuar."