Itali, raporti: 96 mijë nëna me fëmijë të mitur humbën punën në vitin 2020
Nënat me fëmijë të mitur në Itali janë pak më shumë se 6 milion dhe, në vitin e pandemisë, shumë prej tyre u penalizuan në tregun e punës, për shkak të nevojës për kujdes ndaj fëmijëve të tyre të vegjël, gjatë periudhave të mbylljes së shkollave dhe kopshteve. Nga 249 mijë gra që kanë humbur punën në vitin 2020, 96 mijë janë nëna me fëmijë të mitur. Raporti I “Save the Children” sqaron se nga këto nëna, 4 në 5 kanë fëmijë nën moshën pesë vjeç.
Nga ana tjetër, pothuajse të gjithë - 90 mijë nga 96 mijë - ishin tashmë të punësuar me kohë të pjesshme para pandemisë. Në raportin "Ekuilibruesit: amësia në Itali 2021", të publikuar për “Ditën e Nënës”, nga “Save the Children”, përveç se nënvizohen vështirësitë me të cilat përballen nënat në një vit kaq të vështirë, del në pah edhe një herë hendeku midis Veriut dhe Jugut të vendit.
Indeksi vlerëson, përmes 11 treguesve, gjendjen e nënave në tre fusha të ndryshme: kujdesi, puna dhe shërbimet. Gjithashtu këtë vit, janë Rajonet Veriore ato që janë më miqësore ndaj nënës: këtu të dhënat regjistrohen shumë më lart se mesatarja kombëtare, krahasuar me ato të Jugut, ku të tre treguesit janë pozicionuar nën këtë mesatare.
Në indeksin e përgjithshëm, Rajonet më të virtytshme janë përsëri Provincat Autonome të Bolzano dhe Trento të ndjekura nga Valle d'Aosta dhe Emilia-Romagna etj.
