Protestat në Kolumbi, humbin jetën 24 persona, zhduken 87 të tjerë

24 persona kanë mbetur të vdekur dhe 87 të tjerë janë zhdukur nga protestat masive që po zhvillohen në Kolumbi.

Diego Molano, Ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë, është shprehur se do të jetë prokuroria ajo që do të vendos se kush është përgjegjës për humbjet e jetëve.

Sipas mediave të huaja, protestat u shoqëruan me dhunë dhe përplasje me armë.

Kolumbianët protestuan gjatë javës së kaluar kundër varfërisë dhe pabarazisë, e cila sipas tyre është përkeqësuar akoma më shumë gjatë pandemisë së Covid-19.

Sakaq ekspertët ky zhgënjim i qytetarëve që u pasua me protesta mund të bëhet shkak për të provokuar trazira në të gjithë Amerikën Latine, pasi disa vende ndodhen në situatë të vështirë për shkak të pandemisë.