E pazakontë në SHBA/ I kap për flokësh dhe i shtrin në tokë, burri rreh brutalisht dy gra në një dyqan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2021, 21:21
Një ngjarje e pazakonë ka ndodhur në SHBA, ku një burrë ka rrahur në mënyrë barbare dy gra në një dyqan.
Siç shihet në një video të publikuar nga mediat e huaja, burri kap një grua për flokësh dhe e godet në tokë. Më pas ka ndërhyrë edhe një grua tjetër, e cila është përpjekur të ndihmojë gruan që po dhunohej po për fat të keq është përballur edhe vetë me një situatë të tillë.
Në video shihet se burri i ka kapur për flokësh të dyja gratë, ku më pas i ka goditur dia herë në kokë.
Djali i një prej grave postoi videon e sulmit në Youtube, i cili shkroi në përshkrimin e videos se gratë ishin nëna dhe halla e tij.
