Atentat mafioz në ishullin grek, ekzekutohet biznesmeni i njohur

Një biznesmen grek, i identifikuar si Dionysis Korfiatis  54 vjeç mbeti i vrarë  mesditën e sotme gjatë një sulmi mafioz.

Ky i fundit i kishte shpëtuar edhe më parë një atentati të ngjashëm.

 Sipas asaj që është bërë e njohur, biznesmeni kishte shkuar në zyrën e kontabilitetit për të diskutuar përfshirjen e tij në një program financimi.

Ndërsa ai ishte brenda, një person i paidentifikuar u shfaq jashtë zyrës dhe filloi të qëllonte me armë përmes dritarës së zyrës drejt Korfiatis.

Si rezultat i atentatit, 54 vjeçari humbi jetën, ndërsa  një nga pronarë t e zyrës u palgos dhe ndodhet jashtë rrezikur për jetën.

Pas atentatit, policia gjeti makinën e djegur disa kilometra jashtë qytetit dhe armën e krimit brenda saj. Raportohet se për ekzekutimin e biznesmenit u përdor një kallashnikov.

Në qershorin e vitit të shkuar atij i bënë atentat kur ishte bashkë me bashkëshorten Christina Kloutsinioti, e cila mbeti  e vdekur. Më herët ajo kishte kandiduar për postin e kryebashkiakes së Zakynthosit.

54-vjeçari kishte arritur të largohej dhe të ndalonte disa metra, në shtëpinë e mikut të tij, dhe thirri për ndihmë një ambulancë. Ai u dërgua në spital ku u zbulua se kishte marrë 3 plumba në trup. Ai u shtrua në spital në gjendje shumë të rëndë, por arriti të mbijetonte.

Ishulli është një ndër zonat në Greqi ku punojnë dhe jetojnë një numër i madh shqiptarësh.

Autoritetet po vazhdojnë kërkimet në tokë dhe në det për të identifikuar autorin, shkruan protothema.gr.