Rusia autorizon vaksinën e re “Sputnik Light”: Merret me një dozë dhe është 79.4% efektive

Rusia autorizoi ditën e sotme (6 maj ) përdorimin e një vaksine koronavirus me një dozë  të quajtur “Sputnik Light”.

Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF) tha se "Sputnik Light", një vaksinë e zhvilluar nga Instituti i Kërkimeve Gamaleya i Moskës, ka një normë efikasiteti prej 79.4% dhe do të kushtonte më pak se 10 dollarë një dozë.

RDIF tha se një nga përdorimet e mundshme të vaksinës me një dozë është për imunizimin e një numri më të madh njerëzish në një periudhë më të shkurtër kohore, duke theksuar se mund të transportohet me shpejtësi nga një vend në një tjetër.

RDIF tha se provat e fazës së tretë  që përfshinin 7,000 njerëz ishin duke u zhvilluar në Rusi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gana, midis vendeve të tjera. Rezultatet e përkohshme priteshin gjatë këtij muaji.

Faza I dhe Faza II e rezultateve të vaksinës "Sputnik Light", me një dozë të vetme zbuluan se qëllimi demonstroi siguri për të gjithë subjektet dhe nuk u regjistruan efekte të rënda anësore.

“Regjimi i dozës së vetme zgjidh sfidën e imunizimit të grupeve të mëdha në një kohë më të shkurtër, e cila është veçanërisht e rëndësishme gjatë fazës së përhapjes së koronavirusit, duke arritur imunitetin e tufës më shpejt,” tha Kirill Dmitriev, CEO i RDIF.

Dmitriev tha se "Sputnik Light" kishte “një çmim të volitshëm” nën 10 dollarë, vaksina Sputnik V me dy doza “mbetet burimi kryesor i vaksinimit në Rusi”.