Sulm me armë në shkollë, nxënësja qëllon me pistoletë dy bashkëmoshatarë dhe një pastrues
Rikthehen sulmet me armë në shkollat e SHBA-së.Një vajzë e moshës 11 ose 12 vjeç ka qëlluar dhe plagosur dy nxënës të tjerë dhe një pastrues në një shkollë në shtetin amerikan të Idaho, tha policia.
Nxënësja në klasën e gjashtë, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, u fut me armë në Shkollën e Mesme Rigby dhe hapi zjarr.
Tre të plagosurit pritet të mbijetojnë, thanë zyrtarët.

Një mësuese arriti ta çarmatosë vajzën dhe e mbajti atë derisa policia e mori në paraburgim, thanë autoritetet.
Motivi i ngjarjes nuk dihet ende. Vajza "nxori një pistoletë nga çanta e shpinës, gjuajti me breshëri plumbash brenda shkollës dhe jashtë", tha Sherifi i Qarkut Jefferson Steve Anderson, duke shtuar se vajza ishte nga qyteti afër Idaho Falls.
Incidenti është duke u hetuar nga FBI dhe policia lokale.

"Unë dhe shoku im i klasës ishim vetëm në klasë, me mësuesin tonë, ne po studionim, kur papritmas, dëgjuam një zhurmë të madhe dhe pastaj dy krisma të tjera. Më vonë pati ulërima", tha 12-vjeçari Yandel Rodriguez.
"Mësuesi ynë doli jashtë për parë se çfarë kishte ndodhur dhe ai pa shenja gjaku."
Sipas Qendrës Kombëtare të Statistikave të Arsimit, shkolla fillore në Rigbi ka rreth 1,500 nxënës nga klasa e gjashtë deri në të tetën.
Man. United-Villarreal është finalje e Europa League
6 Maj, 22:57
Ky është sulmi i dytë në një shkollë në Ajdaho. Në vitin 1999, një nxënës i shkollës së mesme në Notus gjuajti me armë, duke plagosur një nxënës tjetër.

Presidenti, Joe Biden, pas marrjes së detyrës ka njoftuar masa për të forcuar kontrollet e armëve pas një seri sulmesh me armë.



