Tragjedi në Brazil/ Vriten 25 persona gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, mes tyre dhe një efektiv
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rio De Janeiro, ku kanë mbetur të vrarë 25 persona mës të cilëve një oficer policie.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Jacarezinho të Rio de Janeiro, pas një përplasje mes policisë dhe një grupi të trafikantëve të drogës.
Si pasojë e të shtënave për fat të ketë kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në tren.
Flash e flagrado em filmagem atras do carro da Civil em jacarezinho pic.twitter.com/vHR4AlBmNu
— Ⓜ️:PRETINH????️:???????????????? (@Pretinhoo557) May 6, 2021
Policia e Brazilit ishte vënë në kërkim të grupeve të trafikantëve që kishin nisur të rekrutonin edhe të tjerët në klanet e tyre. Në momentin që shkuan në vendin për të cilin ishin informuar se strehoheshin trafikantët e shumë kërkuar, u përballën me persona të armatosur ku dhe ndodhi shkëmbi i zjarrit e si pasojë mbetën të vrarë 25 persona.
