Digjet makina në Sarandë, policia heton shkaqet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2021, 08:11
Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 7 maj, në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen nr.3, ku ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit M. A., banues në Sarandë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

