Aksident i pazakontë në Sarandë, mjeti mbetet i varur buzë rrugës, shoferi nxirret nga zjarrfikësit
Nga Anxhela Lushkaj Përditësimi i fundit 6 Maj 2021, 12:30
Një aksident në kufijtë e të pazakonshmes ka ndodhur në Sarandë. Një mjet xhip ka dalë nga rruga dhe ka ngelur i varur në anë të rrugës gati për t’u rrëzuar.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Sarandë. Makina ka rënë nga rruga e katërt, është përplasur me makina të parkuara dhe ka përfunduar i varur në buzë rrugës së tretë ku poshtë tij ndodhej një ndërtesë.

Nga përplasja, mjetit nuk i hapeshin dyert për të nxjerrë drejtuesin, një i moshuar rreth 70 vjeç, i identifikuar si Ramadan Pashaj, banor i fshatit Vrinë, bashkia Konispol.
Ka qenë ndërhyrja në kohë e zjarrfikses që u bë e mundur e nxjerrja e drejtuesit të mjetit, i cili u transportua drejt spitalit.
Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.


