U kap ditën e grabitjes, policia e mbajti të fshehtë arrestimin e hajdutit për të identifikuar dy të tjerët

Ora News zbardh detaje të reja nga arrestimi i njërit prej tre autorëve që i grabitën 3 milion lekë punonjësit të një pike valute,Q. Z., 60 vjeç,në Rrugën e Kavajës.

Mësohet se 22-vjeçari, Roni Spaho, ishte arrestuar ditën e grabitjes nga policia por kjo e fundit nuk e kishte bërë publike me qëllim identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të tjerë.

Pasi ka rënë në gjurmët e tyre, sot policia njoftoi arrestimin e tij dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve.

Bëhet fjalë për dy personat që ndodheshin me motor në momentin që ka ndodhur ngjarja, ndërsa Spaho i ka ndihmuar duke i informuar për lëvizjet e të dëmtuarit. 

Policia ka sekuestruar edhe shumën monetare të vjedhur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.