Zgjedhjet e 25 prillit/ Në magazinat e Lundrës ku ruhen mbi 5 mijë aparaturat e identifikimit Elektronik
Në magazinat e Lundrës janë vendosur 5199 aparaturat e identifikimit elektronik të cilat u përdorën në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Të dhënat pritet të transferohen drejt serverit të KQZ-së për të bërë më pas dhe verifikimet.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u zotua se insttiucioni që ai drejton do të shqyrtojë të gjitha problematikat që mund të ketë pasur gjatë procesit te 25 prillit.
Sipas tij shumica e rasteve i përket gjurmëve të gishtave të operatorëve, dhe ky është problem teknik që nuk ndikon në proces. Gjithashtu KQZ do te indentifikoje numrin e personave që kanë vënë shenjën e gishtit dy herë në pajisjen e votimit elektronik dhe çdo votues do të japë sqarime.
A mund të ndikojë në rezultat?
Celibashi:Duhet të shikojmë sa është numri në total i personave që kanë shënuar më shumë se një herë në pajisje dhe sa është ky numër në total me votuesit dhe rezultatin e votimit.
Në video raportimi i gazetares Ora News, Fjorela Beleshi nga Lundra.
