Zbardhet vrasja e shqiptarit në Itali, tre persona të pafajshëm
Tre të pandehurit për vrasjen e shqiptarit, Shpëtim Frashëri, janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Torinos. Të dyshuarit kryesorë, të idenfikuar si, Hasim Murataj, 27 vjeç, Çerçiz Banushi, 28 vjeç dhe Sabri Brakaj, 35 vjeç, janë shpallur të pafajshëm dhe sipas mediave të huaja, ata nuk kishin lidhje me ngjarjen.
Ata akuzoheshin se natën e 22 tetorit 2017, kur edhe u vra Frashëri, ndihmuan autorin Donaldi Rushiti, për të fshehur krimin. Rushiti u dënua me 12 vjet burg pasi u arrestua në Tiranë.
Pas rindërtimit të dinamikës, autorët ishin thirrur nga Rushiti pasi vrasja kishte ndodhur dhe nuk kishin lidhje me ngjarjen.
Frashëri ishte ‘tutor’ prostitutash dhe u vra para një lokali pas një sherri mes bashkëatdhetarëve të tij. Ai u ndoq për 150 metra dhe më pas u qëllua për vdekje me armë zjarri. S ipas hetuesve, Rushiti kishte rënë në dashuri me një nga punonjëset e seksit që menaxhonte Frashëri dhe kishte për qëllim ta lironte për ta marrë me vete.

