E rëndë! 7-vjeçari vdes nga leuçemia dy javë para se të bënte transplant, ja çfarë bëjnë prindërit e tij

Një djalë  në moshën 7-vjeçare, që luftonte me leuçeminë e humbi luftën e tij për mbijetesë vetëm dy javë para se të merrte qeliza burimore nga vëllai i tij binjak.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se Reuben Whittle, vdiq vetëm dy javë para se të bëhej transplanti i qelizave staminale, që mund t’i shpëtonin jetën.

Raportohet se Rubeni kishte bërë një transplant të palcës kockore, dhe pas dy javësh do bëhej tranplantimi i qelizave, të cilat do të dhuroheshin nga vëllai i tij Roço.

Ndërsa priste rezultatet e testeve në terapinë e qelizave T CAR (një lloj imunoterapie të cilit do t’i nënshtrohej) gjendja e tij u përkeqësua dhe në gjoksin e tij iu krijua një lloj infeksioni.

Ai ndërroi jetë në Royal Manchester Hospital Hospital.

Familja e Reuben që atëherë ka ngritur fushatën Red4Reu për të ndihmuar në kërkimet shkencore për shërimin e leuçemisë dhe ka mbledhur 10,674,50 £ për bamirësi.