Një muaj nga vrasja e Bardhok Planaj, viktima u mbajt në vëzhgim gjatë ditës.U përdorën 3 makina
Bardhok Planaj, i njohur ndryshe si Kumbari i Shkodër është ndjekur ditën e vrasjes edhe nga një automjet i ndryshëm nga ai që u përdor ditën e vrasjes. Zbulimi i këtij detaji mund të çojë edhe në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes.
Një muaj nga vrasja e Bardhok Planaj në Shkodër, policia ka zbuluar se një makinë e dytë ka ndjekur më 4 Prill, lëvizjet e viktimës.
Sipas burimeve personat e përfshirë në ngjarje kanë përdorur tre makina. Njëra ka shërbyer për monitorimin e lëvizjeve të Planaj gjatë ditës. Me makinën e dytë autorët e ndoqën dhe zbrazën 79 plumba kallashnikovi mbi të. Ndërsa automjeti i tretë për t'u larguar nga vendgjarja, pasi kishin djegur makinën me të cilën kryen vrasjen.
Policia dhe prokuroria tregohen të rezervuara për të dhënë detaje për sa i përket makinës apo dhe personave që besohet se kanë vëzhguar lëvizjet e Bardhok Planaj ditën e vrasjes.
Deri në këtë fazë të hetimit policia e Shkodrës është duke punuar me analizimin e pamjeve filmike, të cilat janë provat e vetme shpresëdhënesë për të zbuluar autorët e ngjarjes.
Ndërkohë një letër e pa djegur, e cila u gjet poshtë sediljes së automjetit që u përdor në ekzekutimin e Badhok Planajt mund të jetë çelësi i identifikimit të autorëve të krimit.
Pikërisht përmes këtij dokumenti ku ishte shënuar numri i shasisë, policia e Shkodrës zbuloi në kohë rekord pronarin e makinës tip volsëagen, dhe vjedhjen e saj, qysh prej muajit Shkurt 2020 në Tiranë.
Nëse do rezultojë se mbi letër ka gjurmë gishti, atëherë policia dhe prokuroria do të nisën punën për të verifikuar personat e përfshirë në këtë krim të rëndë.
Hetimet për vrasjen e Bardhok Planaj, për momentin janë fokusuar dhe në kqyrjen e pamjeve filmike të sekuestrura në disa zona të qytetit të Shkodrës, për të mësuar intenerarin e saktë që përshkuan vrasësit, para se të ekzekutonin me 79 plumba biznesmenin Bardhok Planaj.


